Dalin pamjet/ Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas protestave për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

Aktuale

Dalin pamjet/ Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas protestave për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre qytetarë kanë përfunduar nën prangat e policisë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht me zyrtarë policorë në fshatin Dollc të Klinës.

Rreth 25 qytetarë kanë kundërshtuar nisjen e punimeve në këtë rrugë, e të njëjtit më pas janë përplasur fizikisht me policët.

Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë arrestuar 3 persona në protestën në fshatin Gjorgjevik i madh, pasi kanë penguar punimet për rrugën Prishtinë – Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se në protestë kanë qenë diku afër 25 qytetarë dhe tre janë arrestuar pasi kanë qëndruar përballë makinerive duke i bllokuar punën, punëtorëve.

“Sot rreth orës 09:40 janë arrestuar tre persona pasi kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – pejë duke qëndruar përballë makinerive. Në këtë protestë janë mbledhur diku rreth 25 persona të cilët kanë penguar procesin e punës”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat