“Më kë thënë ka me të bë masazh”/ Studentja shpërthen në lot, këto janë akuzat për profesor Krasniqin

Aktuale

“Më kë thënë ka me të bë masazh”/ Studentja shpërthen në lot, këto janë akuzat për profesor Krasniqin

Më: 22 prill 2024 Në ora: 15:22
Xhevat Krasniqi dhe studentja

Xhevat Krasniqi ka dëshmuar sot para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.

Profesori i matematikës në Fakultetin e Edukimit i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për ngacmim seksual të mbi 25 studenteve.

Krasniqi ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin.

Ai ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, në objektin e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, protestuesit nga Lëvizja Feministe Studentore dhe organizata jo-qeveritare ORCA, e kanë ‘bllokuar’ Krasniqin.

Një studente denoncuese e profesorit, ka shpërthyer në lot gjatë protestës e gjendur ballë për ballë me Krasniqin.

“Më ke thanë ka me të bë masazh, më ke thanë. Jam tutë para një viti, tash nuk tutna”, ka thënë studentja mes lotësh. “Mos u kap për fjalësh, edhe pranoje, pranoje kush je. Pranoje që je largu prej universiteteve të tjera për shkak të ngacmimit seksual, pranoje kush je!”.

Protesta e studentëve po vazhdon ende në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Aty shihen edhe disa policë, ndërkohë, anëtarët e këshillit kanë pyetur organizatorët e protestës nëse mendojnë se shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi, mund të shkarkohet në këtë mënyrë.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat