Osmani: Nëse ka ende kryetarë shqiptarë në veri, serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin

Aktuale

Osmani: Nëse ka ende kryetarë shqiptarë në veri, serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndër të tjera ka folur edhe për votimin e djeshëm në veri.

Ajo ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve kishte ndodhur edhe vitin e kaluar dhe se kjo ndodhi edhe dje për shkak të Beogradit dhe Listës Srpska.

“Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova iu përmbajt vlerave të saj, demonstroi maturi politike në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare” tha Osmani për votimin e djeshëm.

“Nëse ka kryetarë shqiptarë ende në zyrtat e tyre në komunat e Veriut, serbët e Kosovë duhet ta falënderojnë Vuçiqin” ka thënë ajo.

Tutje ajo ka përmendur edhe rastin e politikanit serb Nikola Sanduloviq që kishte vënë lule mbi varrin e vajzës 7 vjeçare në Prekaz të vrarë nga forcat serbe, i cili pas kthimit në Serbi ishte arrestuar dhe torturuar në burgjet serbe

“Ky është fati i secilit serb që nuk i mbahet linjës së këtij njeriu” ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat