​Osmani: Serbia nuk ka përmbushur asnjërën marrëveshje

Aktuale

​Osmani: Serbia nuk ka përmbushur asnjërën marrëveshje

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:41
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar tha se emri i dytë i Serbisë është “mos zbatimi i marrëveshjes”.

Osmani gjatë mbledhjes tha se Serbia është hipokrite kur flet për marrëveshjen e saj me Kosovën. Sipas presidentes së Kosovës, Osmani, Serbia nuk ka përmbushur asnjë marrëveshje deri më sot dhe se Vuçiq duhet të mendoj edhe një herë nëse e ka pranuar atë marrëveshje.

Ajo tha se nëse Vuçiq është i interesuar për serbët në Kosovës ai duhet të jetë avokati më i fuqishëm për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës sepse aty bazohen të drejtat e banorëve të Kosovës.

Osmani: Vuçiq duhet të mendoj edhe një herë nëse e ka pranuar marrëveshjen Brukselit

“Kosova i ka përmbajtur vlerat e saj demokratike duke demonstruar pjekuri politike dhe përmbajtje të standardeve ndërkombëtare. Ende ka kryetar shqiptar të komunave dhe nëse kjo është e vërtet, atëherë Vuçiq duhet të falënderojmë. Dhe një narrativ i cili propagandohet nga Serbia është diskutimi për asociacionin e komunave serbe... Deri tash Serbia nuk ka përmbushur asnjë, mirëpo struktura ilegale i ka kthyer në stabilizim dhe sulme ndaj gjithë fqinjëve. Mos zbatimi i marrëveshjeve është emri i dytë i Serbisë dhe është hipokrizi kur Serbia mban ligjërata kur ajo nuk ka përmbushur asnjërën marrëveshje. Marrëveshja e Brukselit, por para se të shkojmë tutje, Vuçiq duhet të qartësojë se a e pranon marrëveshjen e vitit 2023 sikur që ka thënë qeveria e tij se nuk e pranon.... Një Vuçiq që brengoset për qytetarët e tij në Kosovë nuk është ai i cili shkon kundrejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Nëse qëllimi i tij është që e drejta e serbëve të njihet në Kosovë, siç është pohimi i tij ai duhet të jetë avokati më i fuqishëm për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës që do të thotë më shumë të drejta për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat