“Nuk e mbaj në mend që Rusia ndonjëherë e ka përmendur me kaq urrejtje ndonjë kryeministër të Kosovës”, Gjinovci ‘lavdëron’ Kurtin

Aktuale

“Nuk e mbaj në mend që Rusia ndonjëherë e ka përmendur me kaq urrejtje ndonjë kryeministër të Kosovës”, Gjinovci ‘lavdëron’ Kurtin

Nga: N.E Më: 22 prill 2024 Në ora: 19:46
Rron Gjinovci

Në Këshillin e Sigurimit ka folur edhe përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili ka thënë se situata në Kosovë dhe rajon është “shumë shqetësuese për neve”, gjersa ka vazhduar me ofendime ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si “të ashtuquajtur”.

Më tej, ai ka bërë pretendime se situata për serbët në Kosovë “është e pasigurt”.

Reagimin e Rusisë, aktivisti Rron Gjinovci e konsideron “pozitiv”.

Sipas Gjinovcit “kur të shajnë Rusia e Serbia, dihet që mirë e ki. Prandaj, bravo Binzi”.

Postimi i plotë:

Nuk e mbaj në mend që Rusia ndonjëherë e ka përmendur me kaq urrejtje ndonjë kryeministër kosovar. Bile nuk e di nëse ua ka përmendur emrat ndonjëherë. Rreth 10 herë tha ambasadori i Rusisë “Albin Kurti, Albin Kurti.. Si të shajnë Rusia e Serbija dihet që mirë e ki. Prandaj bravo Binzi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat