Muzeu Kombëtar pasurohet me penën që u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave

Aktuale

Muzeu Kombëtar pasurohet me penën që u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se pena me të cilën u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave për Kosovën, e të cilën ua dhuroi eurodeputeti Thijs Reuten, sot e dorëzuan pranë Muzeut Kombëtar.

“Bashkë dhe me ministrin Hajrulla Çeku, theksuam rëndësinë e finalizimit të procesit dhe simbolikën e këtij objekti, i cili dhe pritet të shfaqet më tutje në ambjentet e muzeut.

Falënderoj zëvendësuesen e drejtorit të Muzeut, znj. Vjollca Aliu, për mikpritjen, bisedën dhe vizitën e zhvilluar”, ka njoftuar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat