Kërsitq u bën thirrje serbëve: Të mos e mbështesin Vuçiqin!

Aktuale

Kërsitq u bën thirrje serbëve: Të mos e mbështesin Vuçiqin!

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:22
Gazetari serb, Branislav Kërstiq

Gazetari serb, Branislav Kërstiq e ka quajtur teatër atë që ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas tij, edhe Osmani edhe Vuçiqi janë nën kontrollë të ambasadave amerikane.

Kërstiq ka thënë se serbët në Kosovë vazhdojnë të jenë viktimë e pushtetit të Prishtinës dhe Beogradit.

“Porosita ime për serbët është që mos ta mbështesin më Vuçiqin. Sepse prej momentit që ai ka ardhur në pushtet e ka përjashtuar Serbinë nga shteti i Kosovës”, ka thënë Kërstiq në emisionin ‘Politiko’.

Ai ka thënë se pas SHBA-së, UÇK-së, Vuçiqi është i treti që ka bërë më së shumti për pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se do të vjen koha që se bashku me Bill Klinton do të bëhet edhe një monument për Aleksandar Vuçiqin në Kosovë”, ka thënë Kërstiq, duke aluduar në ndihem që Vuçiq po bën në pavarësimin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat