“Përplasen” Tomë Gashi e Shqiprim Arifi, debatojnë ashpër për Asociacionin e Kurtin

Aktuale

“Përplasen” Tomë Gashi e Shqiprim Arifi, debatojnë ashpër për Asociacionin e Kurtin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:58
Albin Kurti dhe Tom Gashi

Ish-kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili u shkarkua pak ditë më parë me urdhër të Aleksandër Vuçiq është përplasur në studion e emisionit ‘”3D” të Alban Dudushit, në RTSH1 me avokat Tom Gashin rreth Asociacionit në veri të Kosovës.

Nga ana e tij, Arifi iu drejtua Gashit se pse nuk bëhet Asociacioni, Gashi theksoi se as që ka për t’u bërë ndonjëherë.

Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti është politikan i pashantazhueshëm dhe i pa korruptuar dhe për rrjedhojë nuk bie në lojën e Serbisë.

Debati në studio:

Shqiprim Arifi: Pse nuk bëhet Asociacioni?

Tom Gashi: As që ka për t’u bërë Asociacioni për shkak se atë që e kërkon Serbia nuk do ta marrë kurrë nga Albin Kurti. Ne nuk kemi një kryeministër të shantazhueshëm dhe të korruptuar sepse Kurti nuk është si ata që të luajnë si ata. Për çështje të brendshme brenda territorit të Kosovës duhet të merret vetëm qeveria e Kosovës. Sigurisht që mund të ketë harmonizime me ndërkombëtarët por jo që të lejohet që territori i Kosovës të bëhet arenë lufte ku Serbia me përrallat e saj do të sjellë ushtri etj...

Shqiprim Arifi:  Ne duhet të ndërtojmë një narrativë të qartë. Tentativa e Vetëvendosjes është që të bëjë të paqartë narrativën. A dëgjohet SHBA dhe BE apo bëhet narrativa e Putinit i cili dëgjon një pjesë që i pëlqen dhe tjetrën nuk e pëlqen.  

Tom Gashi: Ne nuk dëgjojmë askënd që ka të bëjë me territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat