Zogaj: Ky është viti i projekteve të mëdha për Prishtinën

Aktuale

Zogaj: Ky është viti i projekteve të mëdha për Prishtinën

Më: 24 prill 2024 Në ora: 00:07
Alban Zogaj

Nënkryetari I Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se ky vit do të jetë vit i projekteve të mëdha për kryeqytetin.

Zogaj ka numëruar projektet e mëdha që do të fillojnë së realizuari sivjet në kryeqytet.

“Ky do të jetë vit i projekteve të mëdha për Prishtinën, mezi po presim me pa se qysh do të na shkojnë punët. Do të fillojmë me Bulevardin “Xhorxh Bush”, fillojmë me platformën e cila e lidh Arbërinë me qendrën e qytetit. Fillojmë m këtë unazën të cilën ne e quajmë unaza e brendshme, aty veç e kemi nënshkruar kontratën dhe punimet kanë filluar… dhe vazhdon një prej projekteve të mëdha që e kemi rrugën A”, ka thënë Zogaj.

Ai ka njoftuar se sot ka dal në tenderi njëri nga projektet më të mëdha të Prishtinës, ai për nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat