Haxhiu: Praktika e vjedhjes qeveritare e ka kapluar edhe Kuvendin, po vjedhjen votat e deputetëve

Aktuale

Haxhiu: Praktika e vjedhjes qeveritare e ka kapluar edhe Kuvendin, po vjedhjen votat e deputetëve

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:40
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se në seancën e kaluar Qeveria e ka kontrabanduar Projektligjin për tekstet shkollore pa pas kuorumin në seancë.

Është më se e domosdoshme që sot të diskutohet për deformimin e demokracisë dhe vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës për shkak të kontrabandimit të projektligjit për tekstet shkollore pa pas kuorumin prej 61 votave të Kuvendit. Duket se dirigjimi i deputetëve nga byroja politike e udhëhequr nga Dejona Mihali nuk po mjafton”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV-ja tani ka kaluar në nivel tjetër të manipulimit.

Tani kjo mazhorancë ka kaluar edhe një hap me tutej në vjedhjen dhe kontrabandimin e votave të deputetëve. Mendësia dhe praktika e vjedhjes qeveritare ka kapluar edhe vjedhjen e votave të deputetëve këtu në seancë të Kuvendit. Procedimi i projektligji për tekstet shkollore pa arritur e kuorumin prej 61 votave të domosdoshme, përveç që është shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, është kontrabandim, është hajni e votave të deputetëve”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat