Sociologu: Duhet të funksionojë ligji që të mos ketë hakmarrje e vrasje

Aktuale

Sociologu: Duhet të funksionojë ligji që të mos ketë hakmarrje e vrasje

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:20
Sociologu Jeton Brajshori

Sociologu Jeton Brajshori, ka thënë se mosfunksionimi i ligjit bën që të shtohen hakmarrjet e që shpien deri te vrasjet.

Brajshori tha se të gjitha problemet mes njerëzve duhet të zgjidhen në institucione përkatëse e jo në mënyrë private.

“Duhet të funksionojë ligji, njerëzit duhet të mësohen se vetëm ligji duhet të funksionojë dhe respektohet. Të gjitha problemet, hakmarrjet e problemet duhet të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë, kur këto s’po e kryjnë punën njerëzit po e marrin ligjin në dorë dhe po kemi vrasje të tilla”, tha ai.

Sipas tij, dy ministritë ajo e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme duhet të angazhohen më shumë që numri i vrasjeve në Kosovë të zvogëlohet.

“Duhet të punohet shumë MD dhe MPD, të dalin me një taskforcë sit ë dilet nga kjo situatë. Nuk ka bashkëpunim të mirfilltë e kam përshtypjen. Nuk po ka siguri me raportu sepse po kanë të njofshëm, qoftë në prokurori apo ka të njofshëm në gjykatë, ligji po mbetë vetëm I shkruar e s’po zbatohet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat