Krasniqi: Vetëvendosje dështoi në veri, në Maqedoninë e Veriut, tani e pret fundosja e radhës

Aktuale

Krasniqi: Vetëvendosje dështoi në veri, në Maqedoninë e Veriut, tani e pret fundosja e radhës

Nga: H.O. Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:40
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi në një postim të tij në facebook shkruan se Lëvizja Vetëvendosje, ende pa u harruar që dështoi në veri, dëhtoi sërish në Maqedoninë e Veriut.

Profesor Krasniqi thotë se edhe kur ‘fundosen’, nuk mbledhin mend.

“Vazhdojnë me fundosje atdhetare të radhës”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Pa u harruar dështimi i votimit në veri, ku LVV-Kurti-qeveria u prezentua totalisht e pafuqishme, na ndodhi dështimi i votimit për LVV-Kurtin në Maqedoninë e Veriut.  Po që ishte dështim, ama ai tipi në Shkup tha se “nijetin”e kanë të mirë. E keqja është se edhe sabrin e kanë të madh: as kur fundosen si në zgjedhjet në Shqipëri, nuk mbledhin mend. Vazhdojnë me fundosje atdhetare të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat