Arifi: Mund të jetë fatale për Kosovën votimi në KiE nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese

Aktuale

Arifi: Mund të jetë fatale për Kosovën votimi në KiE nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese

Më: 25 prill 2024 Në ora: 21:06
Avni Arifi

Hapi final për anëtarësim në Këshill të Evropës mund të ketë kusht kryesor fillimin e zbatimit të Asociacionit.

Si nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkoi përparim “të shpejtë dhe të paprapakthyeshëm për Asociacionin në kontekstin e (para)anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, edhe O’Brien njoftoi se për integrime të vendit në strukturat euroatlantike kërkohet “përparim urgjent për Asociacionin” dhe se Kurtit i ka treguar “hapat pozitivë që nevojiten për këtë”.

Se mund të jetë fatale për Kosovën, e thotë ish diplomati, Avni Arifi.

Ai ka thënë se nëse Kosova nuk e dërgon Asociacionin në Kushtetuese para votimit në KiE, nuk do të votohet në favor të vendit.

Arifi thotë se Qeveria e Kosoves është jotransparente.

“Qeveria e Kosovës është tepër jotransparente në këtë proces. Raporti i Bakojanis nuk kërkon hapa drejt implementimit të Asociacionit por kjo nuk është obligative për Këshillin e Ministrave. Flitet se disa vende (të paktën Franca dhe Italian) nuk do të votojnë pro nëse Kurti nuk e dërgon draftin e statutit në gjykaten kushtetuese. Mos dërgimi i draftit lehtë mund të shëndrrohet në fatale për anëtarsim“, ka thënë ai.

Për më tepër edhe vetë ambadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë që për t’u anëtarësuar në KiE, te vendet anëtare kerkohet ky përparim, përkatësisht, dërgimi i Statutit për rishikim kushtetues.

Këshilli i Ministrave pritet që në maj të votojë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat