U hap virtualisht nga Kurti, konferenca e MASHT-it ndërpritet nga studentët - kërkojnë përjashtimin e Krasniqit

Aktuale

U hap virtualisht nga Kurti, konferenca e MASHT-it ndërpritet nga studentët - kërkojnë përjashtimin e Krasniqit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:53
Konferenca u ndërpre kur rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi mori fjalën

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë organizoi Konferencën STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre.

Këtë vit, kjo konferencë u ndërpre në gjysmë nga një grup studentësh të cilët kërkuan largimin e profesorit Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës.

Konferenca u ndërpre kur rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi mori fjalën. Ai u pyet lidhur me rastin e denoncimit nga 27 studente të profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Derisa, këtë konferencë e hapi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videoje.

“Të dashura STEMiniste ju përshëndes nga Berlini i Gjermanisë, me keqardhje që nuk jam i pranishëm sot jam mirënjohës për zhvillimet që po na e mundësojnë komunikimin fal teknologjisë. Janë të shumta gratë dhe vajzat të apasionuara pas shkencës e të paktë ata që i njohin arritjet e tyre. Si STEMinist vazhdojmë ta mbështesim fushën STEM”, tha Kurti.

Hapjen zyrtare të konferencës e bëri ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Asnjë vend nuk mund të lulëzoj nëse e shtyp potencialin e grave. Gratë dhe vajzat në STEM janë një garanci shtesë për vendin tonë, jeni rilindje për shekullin 21. Ndaj sot në emër të Qeverisë dhe në emër timin riafirmoj gatishmërinë për mbështetje në të gjitha format”, tha ministraja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli tha sedo të vazhdojnë të përkrahin vajzat dhe gratë në STEM.

“Në trajnimet të ofruara nga Ministria e ekonomisë 41 për qind e pjesëmarrëseve janë gra. Duhet të kemi parasysh që kurrë nuk duhet ë jemi të kënaqur me arritjet, ne zotohemi se do i përkrahim gjithmonë gratë dhe vajzat në STEM”, tha Artane Rizvanolli nga ministrja e Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat