Kurti vazhdon takimet me deputetë gjermanë, temë kryesore anëtarësimi i plotë në KiE

Aktuale

Kurti vazhdon takimet me deputetë gjermanë, temë kryesore anëtarësimi i plotë në KiE

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:39
Albin Kurti

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, vazhdoi takimet me përfaqësues politikë dhe deputetë të Bundestagut.

Sipas komunikatës për medie, thuhet se Kurti bashkëbisedoi me dhjetëra deputetë të Partisë Socialdemokrate (SPD), të Bashkimit Demokristian (CDU), të Partisë së Gjelbër (Grune) dhe të Partisë së Lirë Demokratike (FDP).

“Takimet i filloi me Dr. Rolf Mützenich, deputetin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD-së. Kryeministri e falënderoi atë për ftesën që të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar mbrëmë nga SPD në shënim të 75-vjetorit të Këshillit të Evropës. Ndërkaq në një drekë pune takoi deputetët Michael Roth (SPD), Andreas Schwarz (SPD), Knut Abraham, (CDU), Michael Brand (CDU), Jürgen Hardt (CDU), Volkmar Klein (CDU), Volker Ulrich (CDU), Philip Krämer (Grüne), Max Lucks (Grüne), Boris Mijatovic (Grüne), Ulrich Lechte (FDP) dhe Thomas Hacker (FDP), thuhet ndër të tjera.

Poashtu bëhet e ditur se tema kryesore e bashkëbisedimeve ishte aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.

“Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat