“Edhe sa vjet n’terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e luftës së Kosovës

Aktuale

“Edhe sa vjet n’terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e luftës së Kosovës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 08:47
Aksion rrugor për të pagjeturit e luftës së Kosovës

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë aksionin rrugor “Edhe Sa Vjet n’Terr?” , për të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë.

Kështu bën të ditur YIHR përmes një komunikate.

“Në Sheshin Skënderbeu, duke filluar në orën 20:00, do të kujtojmë të gjithë personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo për të nxitur vetëdijësimin dhe në të njëjtën kohë duke qëndruar në solidaritet me familjet e personave të zhdukur”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat