Lista Serbe: Kurti ka vendosur standarde ku dhuna ndaj serbëve është normale

Aktuale

Lista Serbe: Kurti ka vendosur standarde ku dhuna ndaj serbëve është normale

Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:18
Lista Serbe

“Me mbi 500 sulme me motive etnike, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur një standard ku dhuna ndaj serbëve për përfaqësuesit dhe misionet ndërkombëtare është bërë gjë normale”, si dhe heshtja e tyre, kanë pretenduar nga Lista Serbe, në lidhje me sulmin e fundit ndaj dy serbëve në mëhallën e boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Siç pretendohet në njoftim, “vetëm pak ditë pas rrahjes së të riut në Mitrovicën e Veriut, dy të rinj të tjerë serbë janë rrahur në mëhallën e boshnjakëve në të njëjtin qytet”.

“Paralelisht me këtë sulm në vendkalimin kufitar në Bërnjak, është arrestuar edhe boshnjaku J.SH për krime lufte “të supozuara” edhe pse familja e tij dhe miqtë konfirmojnë se J.SH. “kurrë nuk ka qenë pjesë e ngjarjeve të luftës, apo të forcave të policisë”, pretendohet në Listën Serbe.

Ata thonë se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët nga ana tjetër janë më se të gatshëm, të shpejtë dhe të përditësuar për të reaguar nëse ftohen shqiptarët që kanë qenë pjesë e ngjarjeve të luftës së viteve 1998 dhe 1999 në bisedë informative.

“Me mbi 500 sulme me motive etnike, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur një standard ku dhuna ndaj serbëve për përfaqësuesit dhe misionet ndërkombëtare është bërë gjë normale. Ky persekutim vjen si përgjigje ndaj nismës diplomatike të Beogradit dhe Kurti sillet ndaj “popullit” tonë si “rrëmbyes që keqtrajton pengjet që mban në nishan të njësiteve të tij parapolicore”, të cilat këto ditë po vendosin kamera me të cilat i kanë cenuar privatësinë qytetarëve tanë”, shkruan tutje në kumtesën e kësaj partie.

Ata u përkujtojnë përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, të cilët siç thonë ata, këto ditë i reklamojnë kamerat si mjet në luftën kundër krimit, se në shumë raste ka pasur kamera dhe dëshmitarë, por edhe nëse arrestohet ndonjë shqiptar për atë vepër, “ai nuk do të dënohet kurrë”, pretendohet në kumtesën e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat