Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Aktuale

Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:00
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ajo nuk ka thënë se “anëtarësimi në Këshillin e Evropës I hapë rrugë padisë për gjenocid ndaj Serbisë”, siç u raportua në disa media dhe nga opozita.

Deklaratat ministrja I bëri në një intervistë shtoi se anëtarësimi në KiE i hapë rrugë qytetarëve të Kosovës të kërkojnë drejtësi për krimet që Serbia I ka kryer në Kosovë.

Në intervistë Haxhiu foli edhe për punën e Institutit për Krimet e Luftës ku tha se përmes tij qytetarët do të mund të ngrenë padi individuale për krime lufte.

Ndryshe, ndaj deklaratës së Haxhiut ka pas reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat