Ngrihet aktakuzë kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

Aktuale

Ngrihet aktakuzë kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:49
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Kështu njofton Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.

Kurse, të akuzuarit Sh.S., S.K., B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat