Deputeti Rrahmani kundër Vetëvendosjes: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votojë ligje që cenojnë familjen

Aktuale

Deputeti Rrahmani kundër Vetëvendosjes: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votojë ligje që cenojnë familjen

Nga: A.SH Më: 29 prill 2024 Në ora: 17:07
Eman Rrahmani

Lëvizja Vetëvendosje ende po punon në sigurimin e votave për miratimin e Kodit Civil.

Partia në pushtet konsideron se për këtë duhet të reflektojnë edhe partitë opozitare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani po del të jetë kundër partisë së tij, ai thënë njëherë e përgjithmonë se nuk do ta votojë asnjë ligj që do ta cënojë familjen.

Postimi në Facebook:

KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN!

Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!

*Përgjigje për të gjitha mediat që më keni kontaktuar këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat