Canaj: Quint-i po lobon që të implementohet Asociacioni që Kosova të hyjë në KiE

Aktuale

Canaj: Quint-i po lobon që të implementohet Asociacioni që Kosova të hyjë në KiE

Më: 29 prill 2024 Në ora: 23:40
Blerim Canaj

Ish-diplomanti në Gjermani, Blerim Canaj ka thënë se disa shtete të Quint-it po lobojnë që Kosova të implementojë draftin e Asociacionit, kjo për faktin që mandej shteti të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Kështu u shpreh ish-diplomati për Edicionin Special të Klan Kosovës.

”Shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian e kanë natyrisht njëfarë përgjegjësie për të mbajtur një balancë dhe stabilitet në Bashkimin Evropian tek ato shtete që pretendojnë ose synojnë që të ndjekin rrugën në drejtim të Bashkimit Evropian”, tha Canaj.

”Na është bërë goxha e qartë se pas pasur indicie që ne po shkojmë drejt themelimit të Asociacionit, ose më mirë të them drejt implementimit, për shkak se Asociacioni merret si i mirëqenë pas zotimeve të Ohrit dhe të Brukselit së paku nga Bashkësia Ndërkombëtare. Besoj se do ta kemi të vështirë rrugën apo arritjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

”Ka edhe informata që shtete të caktuara madje të Quint-it po lobojnë për këtë që së paku të ketë ndonjë shenjë nga Qeveria e Kosovës, që po do ta themelojë apo do ta impelmentojë draftin e Asociacionit për të vazhduar pastaj më tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat