Hasanpapaj kritikon ndërkombëtarët: Më shumë se Serbia po ia ndalin Kosovës anëtarësimin në KiE

Aktuale

Hasanpapaj kritikon ndërkombëtarët: Më shumë se Serbia po ia ndalin Kosovës anëtarësimin në KiE

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:47
Bardhyl Hasanpapaj

Më shumë se Serbia, vetë aleatët ndërkombëtarë – si ShBA, Franca e Gjermania – janë duke ia ndaluar Kosovës anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kështu ka deklaruar juristi, Bardhyl Hasanpapaj, i cili ka fajësuar ShBA-të, Francën dhe Gjermaninë, të cilët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës të bëjnë hapa konkret në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe para hapit të fundit drejt anëtarësimit në KiE.

“Siç duket sa do që jemi afër anëtarësimit në KiE, pikëpyetja po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, anëtarësimi po vazhdo=n të jetë një pikëpyetje e madhe. Për shkakun që nuk po është që po e ndalon Serbia, sa po e ndalojnë partnerët ndërkombëtarë. Dhe atë aleatët kryesor përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francë. Po t’i shohim edhe telefonatën me presidentin Macron edhe takimin me Jim O’Biren por edh e telefonatë ne kancelarin që të tre një zëri kanë dërguar një mesazh në Kosovë: Duhet të bëhen hapa konkret në themelimin e Asociacioni, nëse doni të iu votojmë në KiE, në këtë maj… Kjo u tha edhe në komunikimet që i kish pas telefonatave”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas juristi, Qeveria nuk ka kohë për të bërë hapa në lidhje me Asociacionin para votimit në Komitet të Ministrave, në maj.

“Që i bie se Qeveria e Kosovës ka shumë pak kohë për të bërë në veprim të tillë. Mekanizmat ne dorë i ka shumë të mangët sepse, nuk ka se si ta dërgoj Asociacionin te Kushtetuesja për interpretim, sepse do të hynë në një rrugë pa kthim të themelimit të tij. Dhe e sheh si një raport detyrimet me Serbinë në kuptim si pjesë e dialogut dhe jo të dobishëm në këtë fazë për të dërguar në Kushtetuese statutin e Asociacionit”, ka shtuar Hasanpapaj.

Më tej Hasanpapaj ka theksuar se nëse Kosova nuk e dërgon statutin në Gjykatë Kushtetuese, nuk do të ketë votë në Këshill të Ministrave.

“Që i bie që nëse Kosova nuk e dërgon  statutin e Asociacionit në Kushtetuese ne nuk do ta marrim votën në Këshill të Evropës në këtë maj. Dhe siç duket trendi po shkon drejt këtij rezultati.  Mbetet të mos futet në votim fare…. nëse nuk e dërgon në Kushtetuese në statutin”, ka shtuat Hasanpapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat