Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë

Aktuale

Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:05
Jeffrey Hovenier

Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka falënderuar ekipet e Amerikës dhe Kosovës për këtë, derisa ka shtuar se është një detyrë e madhe para tyre.

“Falënderoj gjithë ato ekipe të mëdha nga SHBA dhe Kosova për gjithë këtë arritje. Tani jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë”, Hovenier.

Hovenier ka thënë se me investimet në kompakt synohet zgjerimi i investimeve private.

“Me investimet në kompakt synojmë të zgjerojmë investimet private që është kryesore për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat