Turqia mbështetëse e Kosovës për votimin e ardhshëm në KiE

Aktuale

Turqia mbështetëse e Kosovës për votimin e ardhshëm në KiE

Më: 1 maj 2024 Në ora: 12:22
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit turk, Sabri Tunç Angılı. Foto: Zyra për media e kryeministrit

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı.

Në takim, diplomati turk e ka uruar kryeministrin për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai me këtë rast theksoi mbështetjen e vendit të tij për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë", njofton zyra për media e kryeministrit,.

Më 16 prill të gjithë deputetët nga Turqia votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrotjes dhe investimeve.

Poashtu bëhet e ditur se, shefi i qeverisë mes tjerash shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat