Pula: Ata që e përkrahën Rusinë po shpërblehen nga Vuçiqi

Aktuale

Pula: Ata që e përkrahën Rusinë po shpërblehen nga Vuçiqi

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:17
Shqiprim Pula

Shqiprim Pula, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po shpërblehen njerëzit që e përkrahin Rusinë, derisa ka folur për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian i ka besuar Vuçiqit si person i duhur për dialoguar, por sipas tij, presidenti serb doli personi i gabuar.

“Në gjithë procesin e dialogimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sikur kanë besuar në personin e gabuar siç është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sikur nuk kanë dashtë ta lexojnë situatën ashtu siç do të duhej të ishte, pra drejt dhe saktë. Ju e dini të gjithë emrat e propozuar për formimin e Qeverisë së Serbisë nuk mund të kalonin pa aprovimin apo dakordimin e Vuçiqit”.

“Pra, kur themi që Bashkimi Evropian, zyrtarët e saj dhe shtetet anëtare e kanë konsideruar si personin e duhur, që në fakt del të jetë person i gabuar. Në shtator të vitit 2022 në New York është nënshkruar një memorandum bashkërendimi mes Rusisë dhe Serbisë, aty prezent ka qenë edhe Aleksandar Vulin, pak muaj më parë nga shefi i inteligjencës ruse, Vulin ka marrë mirënjohje për disiplinën të treguar karshi bashkërendimit të temave të sigurisë në raport me inteligjencën ruse. Pra, janë shumë hapat të cilat janë ndërmarrë nga këta akterë të sigurisë, të politikës e të diplomacisë serbe në relacion me federatën rusë të cilët fatkeqësisht po shpërblehen”, ka thënë Pula. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat