Ku u falën gjaqet e para në Kosovë, tregon imam Kryeziu

Aktuale

Ku u falën gjaqet e para në Kosovë, tregon imam Kryeziu

Më: 1 maj 2024 Në ora: 21:27
Xhevat Kryeziu

Sot janë bërë 34 vjet nga falja e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

E në këtë përvjetor, hoxha i pajtimit të gjaqeve, Xhevat Kryeziu, tregoi se në Kosovë për herë të parë është falur gjaku tek familja e Bucollëve, ndërsa gjaku i dytë është falur më 23 shkurt në fshatin Krajkovë të Drenasit.

“Aktiviteti i parë i imi ka qenë me datën 23 shkurt në fshatin Krajkovë të Drenasit, është falë gjaku i dytë në Kosovë. Gjaku i parë është falur te Bucollët, gjaku i dytë është falur më 23 shkurt nën familjen e doktor Hafir Shalës, i cili tash është i zhdukur”, deklaroi Kryeziu.

Në kuadër të këtij diskutimi, Kryeziu në pika të shkurta përshkroi Anton Qetën, po ashtu pajtues i gjaqeve, e për të cilin tha se në praninë e tij ka qenë e pamundur të mos shtrihet dora e pajtimit.

“Anton Qeta ishte njeriu i duhur në momentin e duhur. Ai i njihte rrethanat, e njihte mentalitetin, e njihte kulturën dhe e njihte odën mirë. Kur ka hyrë Anton Qeta brenda ka qenë e pamundur të mos shtrihet dora e pajtimit për shkak të respektit, autoritetit, zgjuarsisë dhe talentit të tij”, shtoi tutje.

Më 1 maj të vitit 1990, në tubimin “Verrat e Llukës” morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, ku u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat