Avokati tregon nëse në zgjidhjen e gjaqeve duhet të përfshihen ende prijësit fetarë

Aktuale

Avokati tregon nëse në zgjidhjen e gjaqeve duhet të përfshihen ende prijësit fetarë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:38
Ardian Bajraktari

Avokati, Ardian Bajraktari në përvjetorin e ngjarjes historike të faljes së gjaqeve në Kosovë, ka thënë se tash kjo praktikë nuk duhet të iniciohet më nga hoxhallarë e prijës të tjerë fetarë.

Bajraktari ka thënë se duhet të punohet më tepër në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Duke qenë se ka akoma raste kur një hoxhë pajton familje mes vete në vendin tonë, avokati ka thënë se duhen vite që të ndryshohet ky mentalitet

“Ndërsa involvimi edhe i tjerëve përfshirë edhe hoxhën, kam përshtypjen që nuk do të duhej të bëhej për shkak se është punë e tjetërkujt, por po flasim për një mentalitet që duhet vite për ta ndryshuar. Duhet të punojmë sa më tepër në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Nuk është hoxha nuk janë prijësit e tjerë që duhet në involvohen në këto raste, por janë organet e shtetit që duhet të vendosin drejtësi”, u shpreh ai.

Më tej, Bajraktari ka thënë se hoxha dhe prijësit e tjerë fetarë kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në drejtim të shpjegimit në pikëpamje fetare që fenomene të tilla si gjaqet të parandalohen.

“Çështja e pajtimit të gjaqeve ka qenë një ngjarje e rëndësishme dhe në këtë drejtim, profesorët e historianët do të duhej të merreshin edhe më tepër. Ndërsa hoxha dhe çdo njëri tash pas çlirimit, pas krijimit të institucioneve duhet të punojë në drejtim të kryerjes së detyrave dhe të përgjegjësive që ka. Edhe hoxha edhe prijësit e tjerë fetarë kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në drejtim të shpjegimit në pikëpamje fetare të fenomene të tilla me qëllim që të njëjtat të parandalohen. Krahas aspekteve të parandalimit duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë në drejtim të sensibilizimit të opinionit që tu besojnë organeve ligjzbatuese, organeve të shtetit tonë dhe këtë përgjegjësi tua bartin organeve, atyre që janë të mandatuara me kushtetutë dhe ligj”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat