Arifi: Shanset janë të mëdha që Kosova të mbetët jashtë agjendës nga KiE

Aktuale

Arifi: Shanset janë të mëdha që Kosova të mbetët jashtë agjendës nga KiE

Më: 2 maj 2024 Në ora: 00:01
Avni Arifi

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka thënë se nuk përmbushen kërkesat e vendeve partnere, Gjermanisë, Francës e Italisë, se duhet të bëhen hapa konkret në themelimin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ekziston mundësia që Kosovë mos të hyjë në rend dite në Këshillin e Ministrave të KiE-së.

Arifi, ka thënë se është edhe mundësia që çështja e Kosovës të hyjë në votim, por mos të kalojë e kjo sipas tij, do të ishte fitore e madhe për Serbinë.

“Shanset janë shumë të mëdha që nuk hynë hiq në votim dhe shtyhet për vitin tjetër apo ekziston opsioni tjetër që është më i rëndë me hy në votim edhe me dështu që do të ishte fitore shumë e madhe për Serbinë”, ka thënë Arifi.

Sipas tij dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të krijonte perceptimin se Kosova është larguar nga agjenda evropiane.

“Mosanëtarësimi do të thotë se Kosova ka dal nga agjenda evropiane, ka humb nga partneriteti i BE-së dhe në këtë situatë Kosovën do ta shohin si bashkëfajtore për situatën që ekziston dhe bashkëpërgjegjëse për dështimin e dialogut. Edhe pse është e padrejtë, sepse fajet i ka Serbia”, ka thënë Arifi.

Franca, Gjermania, Italia por edhe ShBA, kanë kërkuar hapa korrekt për formim e Asociacionit duke e ndërlidhur më aplikimin e Kosovës në KiE.

Në mesin e muajit maj do të mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave në KiE, por ende nuk është bërë zyrtare nëse Kosova do të jetë në agjendë.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE u votua me një shumicë të madhe të votave në Asamblenë Parlamentare me 15 prill.

Qeveria e Kosovës thotë ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat