Arsim Bajrami tregon çka do të thotë fjala vetmenaxhim

Aktuale

Arsim Bajrami tregon çka do të thotë fjala vetmenaxhim

Më: 2 maj 2024 Në ora: 00:49
Arsim Bajrami

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami dha qëndrimin e tij sa i përket draft-statutit të Asociacionit.

I pyetur se a do ta pranojë këtë draft Gjykata Kushtetuese, tha se mund të japë vetëm mendim personal.

“Mendimi është akademik dhe nuk është shtetëror, unë mendoj së është mjaft problematic kys tatus, sidomos në disa paragrafe të saj , janë katër- pesë paragrafe të saj që janë mjaft problematik në kuptimin e sigurimit të vendit unik, vetmenaxhimi është zëvdendësim i fjalës autonomi, vetmenaxhimi ka disa faza .. vetmenaxhimi shtë një term ekonomik, me ekonomista që janë konsultu ata thonë që ka 10 elemente që nga planifikimi vendimarrja mbikqyrja financimi ky është mjaft problematic, janë disa çështjë për të cilat fjalën do ta ketë Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria do ta ketë lehtë…sepse atëhërë bashkësia ndërkombëtarë nuk të bëjë presion” , tha ai.

Bajrami tha se në veri është shtrirë vetëm sovraniteti policor, por sipas tij nuk po bëhet integrim i serbëve.

“Ajo është policia jonë dhe duhet përshendetur, por nuk mbahen katër komuna me polici, policia është e domosdoshme  po menaxhimi i problemi nuk bëhet me metoda policore , ajo bëhet me integrim demokratik dhe  inegrimi demokratik bëhet përmes ciklit të zgjedhjeve që ata të integrohen siç kanë qenë të integruar.”, vlerësoi Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat