Deputetët britanikë me mocion ndaj qeverisë së tyre, përmendin edhe Kosovën

Aktuale

Deputetët britanikë me mocion ndaj qeverisë së tyre, përmendin edhe Kosovën

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:08
Deputetët britanikë

Deputetët britanikë sot kanë miratuar unanimisht një mocion të propozuar nga kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, për sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas një debati të mbajtur rreth kësaj teme.

Ajo ka publikuar mocionin ku kërkon që qeveria britanike të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë në përmirësimin e sigurisë në rajon. Ndërkaq, aty mbështetet integriteti territorial i Kosovës dhe Bosnjës, dënohet sulmi terrorist në Banjskë, si dhe bëhet me dije për ndërhyrjen ruse në Ballkan.

“Ju kërkoj të lëvizni, që kjo Dhomë të njohë situatën akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, dënon sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjska, Kosovë më 24 shtator 2023, mbështet autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë, dënon ndërhyrjen ruse në Ballkan, vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar.

Gjatë debatit, deputetja britanike Kearns tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të mbahet paqja në Kosovë.

“Qeveria tani të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar që KFOR-it t’i jepet mbështetja dhe detyrat që i nevojitet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në mbarë Kosovën. Ne duhet të krijojmë aleancën e re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO me Kosovën. Kjo do të ndihmonte në shqetësimet e sigurisë që ne shohim. Ne po ju japim një shembull se pse është e nevojshme. Dhjetorin e kaluar presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit Nagorno-Karabakh dhe të pres rrethanat e veçanta politike të lejojnë të rifitoj Kosovën. Kjo është një deklaratë e qëllimshme që nuk duhet të injorohet. Komente të tilla nga kreu i shtetit janë të papranueshme”.

Gjithashtu edhe deputetët tjerë theksuan nevojën e parandalimit të tensioneve në Kosovë e Bosnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat