Deputeti i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetet vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetet vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

Më: 4 maj 2024 Në ora: 09:22
Isak Shabani

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar.

‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati pesë vite prej kur e ka dhënë premtimin, unë dyshoj se ka me realizuar këtë premtim gjatë këtij mandati’’, thekson ai.

Si anëtar i komisionit të lartë cekur, deputeti Shabani thotë se nuk ka ndonjë informacion nëse ka fillu ndërtimi i banesave sociale.

‘’Unë nuk kam ndonjë informacion që ka filluar ndërtimi. Ne si komision nuk kemi ndonjë raport për ndërtimin e tyre", shton ai.

Për deputetin Shabani, premtimi për ndërtimin e banesave social do të mbetët sikurse kauzat dhe premtimet tjera mashtruese.

‘’Kjo mbetët vetëm sikur premtimet tjera, sikur kauzat tjera, mbetët premtim dhe kauzë mashtruese”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat