Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Shqipëria

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 07:41
Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Sot, (5 maj) është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitet.

Dëshmorët e Kombit përkujtohen si çdo vit, edhe këtë 5 Maj.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ashtu si çdo vit edhe sot pritet të zhvillohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga zyrtarë të shtetit dhe politikës që vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat