Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, ja çka dyshohet

Aktuale

Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, ja çka dyshohet

Më: 5 maj 2024 Në ora: 08:20
Valdete Jakupi

Më 30 prill të këtij viti, në stacionin policor në Rahovec një vajzë e re kishte raportuar se i kanë humbur kontaktet me nënën e saj.

Bëhet fjalë për zyrtaren policore në këtë qytet, Valdete Jakupi, për të cilën familjarët thonë se nuk kanë pasur kontakt me të që nga 29 prilli.

Hetuesit policorë kanë nisur menjëherë hetimet, ku deri më tani kanë zbuluar disa informacione.

Deri më tani autoritetet nuk kanë pasur ndonjë informatë se çka ka ndodhur me rastin në fjalë, por merr vesh se e njëjta në mbrëmjen e së enjtes është parë duke kaluar kufirin me Slloveninë.

E njëjta ka të afërm në Europë dhe pas largimit nga Kosova ka planifikuar të qëndrojë atje.

Sipas këtyre burimeve, pista që po ndiqet nga hetuesit e IPK-së është se e njëjta është larguar për çështje personale, e që nuk ndërlidhen me punën e saj si police e Kosovës.

Ky rast u raportua zyrtarisht edhe në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhej në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat