Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka kritikuar gazetarët për pyetjen drejtuar kryeministrit Albin Kurti, se “a do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Pozhari, në një postim në Facebook, ka thënë se gazetarët ende nuk e kanë kuptuar përgjigjen kur vazhdojnë ta pyesin Kurtin për themelimin e Asociacionit, duke përmendur të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, që lidhen kryesisht me veriun e vendit.
“Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Rrap tabelat në veri.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Mbyllje e rrugëve ilegale në veri.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Mbyllje e laboratorëve të drogës dhe kriptovalutave në veri.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Ndalim i dinarit në veri.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Fatura për pagesën e rrymës në veri.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Shqelm Radoiçiqit, konfiskim të pasurisë së paligjshme dhe luftë grupeve kriminale.
- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?
Ndalim i mbajtjes së zgjedhjeve serbe dhe referendumit të Serbisë... etj, etj.
Dhe, çuditërisht, ende nuk e kanë kuptuar përgjigjen kur vazhdojnë ta pyesin për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar Xhevdet Pozhari.