Tentim-vrasje në veri, policia jep detaje

Aktuale

Tentim-vrasje në veri, policia jep detaje

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës.

Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit.

Elshani tha se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Nuk ka persona të plagosur, nuk kemi të arrestuar”, tha Elshani.

Ai nuk bëri të ditur detaje të tjera lidhur me rastin.

Nuk dihet arsyeja apo edhe individët e përfshirë në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat