Osmani: MCC-ja po sjell përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës

Aktuale

Osmani: MCC-ja po sjell përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:55
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Osmani aty takoi presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones.

Shefja e shtetit tha se MCC-ja po luan rol transformues.

“duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Bashkë me Presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones ishim sot të ftuar të Kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere, në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.

MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat