Paçarizi: Kosova s’do të jetë anëtare e KiE-së më 17 maj, kjo është arsyeja

Aktuale

Paçarizi: Kosova s’do të jetë anëtare e KiE-së më 17 maj, kjo është arsyeja

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:14
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se nuk beson që më 17 maj, Kosova do të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Paçarizi tha se kjo është për shkak se s’ka pasur një përgjigje pozitive ndaj kërkesës shumë të qartë të perëndimit ndaj Kosovës për Asociacionin.

“E para për shkakun që s’ka pasur një përgjigje pozitive ndaj kërkesës shumë të qartë ndaj perëndimit që të nisë procedimi, që të çohet në Gjykatën Kushtetuese, çështja e Asociacionit, nuk është kërkuar asgjë më shumë sepse nuk mund të kërkohet më shumë nga Kosova në situatën kur serbët s’ishin të gatshëm që të marrin pjesë në zgjedhje”.

“Por, është kërkuar ajo që ka qenë e mundshme që ta bënte Kosova, ta çonte draftin për Asociacionin në Kushtetuese. Unë vazhdojë të jem kundër Asociacionit, por pavarësisht kësaj, raportet aktualisht janë të tilla që Kosova më 2013 e ka pranuar Asociacionin, më 2015 janë pranuar parimet, janë trajtuar ato në Gjykatën Kushtetuese dhe kurrkush s’ka thënë se u bë keq, pra bashkësia ndërkombëtare s’na ka kritikuar se i kemi trajtuar në Kushtetuese”, tha Paçarizi në Rubikon.

Tani, sipas tij, Kosova dhe Serbia janë në një situatë ku po shihen nga bashkësia ndërkombëtare si partnerë joserioz, e që sipas tij, do të ketë ndëshkime për të dyja palët.

Se Kosova nuk ishte në agjendën e mbledhjes së sotme të Komitetin e Ministrave, për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner.

“Kosova tani nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacione në këtë fazë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat