Lama: Mos-futja e Kosovës në agjendë për votim, sinjal i qartë se...

Aktuale

Lama: Mos-futja e Kosovës në agjendë për votim, sinjal i qartë se...

Më: 8 maj 2024 Në ora: 00:47
Alma Lama

Analsitja Alma Lama lidhur me kushtin franko- gjerman për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se është një proces i kushtëzimit të mirëfllitë që sipas saj nuk ka të bëjë me drejtpërdrejt me Këshillin e Evropës por me protagonistët  Qeverinë e Ksovës dhe shtetet e QUINT-ti.

“Me sot kur nuk është futur në agjendë Kosova për votimin e 16 dhe 17 majit sinjali është më se i qartë se nëse nuk do të ketë lëvizje Kosova nuk do të futet në agjendë për Këshill të Evropës“, tha ajo duke shtuar se presioni do të bëhet deri në ditën e fundit, para se të bëhet votimi.

Megjithatë, sipas Lamës edhe Qeveria e Ksoovës ka qëndrim të artë që nuk dëshiron ta lidh procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me Asociacionin.

“Çështja është sa fiton dhe sa humbë Kosova në këtë proces. A duhet që të ndërmarrë ndonjë veprim për antarësim në Këshillin e Evropës apo me të vërtetë të bëjë lojën e pingpongut me Serbinë që ka kohë pafundësishtë. Do të thotë Serbia nuk ngutet për asnjë lloj procesi, pra është e interesuar që të zvarrisë procesin dhe në fundë fare siogurisht që i intereson që, prandaj ka lobuar këtë kohë fuqishëm që të futet tema e asociacionit në kuhstëzim në mënyrë që qeveria të kundërshtojë dhe Kosova ta humbë shancin për antarësim në Këshillin e Evropës”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat