Përfundon intervistimi i Hysen Durmishit nga PSRK-ja për tenderin 38 milionësh

Aktuale

Përfundon intervistimi i Hysen Durmishit nga PSRK-ja për tenderin 38 milionësh

Më: 8 maj 2024 Në ora: 10:15 Përditësuar në ora: 12:16 më 08.05.2024
Hysen Durmishi

Përfundon intervistimi i Hysen Durmishit nga PSRK-ja

Pas dy orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ndryshe javën e shkuar, vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

Zëvendësministri Durmishi shkon në Prokurorinë Speciale, merret në pyetje për tenderin 38 milionësh

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka mbërritur sot në Prokurorinë Speciale.

Ai është ftuar të merret në pyetje për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Durmishi u pa bashkë me një asistent të tij duke hyrë në objektin e Speciales.

Durmishi njoftoi javën e kaluar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në lidhje me tenderin për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Ai nuk ka bëri të ditur se në çfarë cilësie është ftuar për intervistim, si i dyshuar apo dëshmitar.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, shkroi Durmishi në Facebook para rreth një jave.

Tenderi për të cilin është ftuar për intervistim zëvendësministrit Durimishi peshon 38 milionë euro. Ai është nënshkruar në vitin 2023 nga vet Durmishi, ndonëse asokohe ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Një nga pesë kontratat e dhëna përmes këtij tenderi, një prej tyre në vlerë prej 9.2 milionë eurove i ishte dhënë kompanisë “Bageri”, për të cilën zv/ministri Hysen Durmishi kishte thënë se pronarin e kësaj kompanie e ka shok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat