Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Aktuale

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:42
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit.

Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.

“Ky Projekt- udhëzim ka të bëjë me Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat