Kjo ishte tema kyçe midis Escobarit dhe Lajçakut

Aktuale

Kjo ishte tema kyçe midis Escobarit dhe Lajçakut

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:03
Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka treguar se në takimet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka folur për strategjitë se si do të vazhdohet tutje me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në një konferencë online për gazetarë, Escobar tha se pos kësaj teme është diskutuar edhe për çështjen e dinarit.

Këto thotë ai kanë qenë dy temat kyçe të takimit.

“Lajçak ka qenë këtu gjatë këtyre dy ditëve. Një gjë që ai e ka marrë nga vizita në Uashington është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun e lehtësuar nga BE-ja … Ky është mesazhi i parë që ai ka marrë me vete. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë që rajoni të përfitojë nga kjo marrëveshje. Dhe, gjithashtu [kemi folur] edhe për çështjen e dinarit se si do të vazhdojmë të kemi një proces transparent. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit”, ka thënë Escobar.

Ndërkohë, dy emisarët, Escobar dhe Lajçak, janë në prag të përfundimit të mandatit të tyre dhe të fillimit të angazhimit në detyra të tjera.

Ndryshe, Escobar tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat