Vdiq në aksidentin e tmerrshëm me Ferrari në Itali, sot varroset 40-vjeçari nga Juniku

Aktuale

Vdiq në aksidentin e tmerrshëm me Ferrari në Itali, sot varroset 40-vjeçari nga Juniku

Më: 9 maj 2024 Në ora: 08:44
Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar me dhimbje familjarët e tij.

Hysni Qestaj, 40-vjeçari nga Juniku, humbi jetën pas aksidentit të rëndë me Ferrari në Italinë Veriore, në fillim të muajit prill.

Një muaj pas ai do të varroset në vendlindjen e tij në Junik.

Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar me dhimbje familjarët e tij.

Funerali i Qestajt, i cili bashkë me gruan dhe fëmijët jetonte ne Zvicër do të niset nga shtëpia e tij në Pejë, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat