Imeri: Serbia provoi të aneksonte veriun e Kosovës, kjo u ndalua - humbëm me vendosjen e masave nga BE-ja

Aktuale

Imeri: Serbia provoi të aneksonte veriun e Kosovës, kjo u ndalua - humbëm me vendosjen e masave nga BE-ja

Më: 9 maj 2024 Në ora: 08:48
Doajet Imeri

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, thotë se Serbia përmes strukturave terroriste, ka dashur të krijojë rrethanë të re në mënyrë që të aneksojë atë pjesë të vendit, por që kjo nuk është arritur falë përkushtimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

‘’BE ka vendosur masa ndaj Kosovës për atë që konsiderohet se është shkaktuar nga Kosova, nga disa trazira që kanë ndodhur në veri të Kosovës para një viti. Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar siç dihet  botërisht, përmes strukturave terroriste, Serbia ka dashur të krijojë një rrethanë të re, për ta aneksuar veriun e Kosovës, kjo nuk është arritur falë përkushtimit të palëkundur të institucioneve të sigurisë së Kosovës’’, thekson Imeri.

Imeri thotë se BE-ja ka pritur që të shtensionohet situata në veri, në mënyrë që të krijohen rrethana për mbajejten e zgjedhjeve lokale atje.

 ‘’Ndërkaq BE ka pritur që të shtensionohet situata, më kushtin që të krijohet rrethana për mbajejn e zgjedhjeve lokale atje. Mbajtja e zgjedhjeve atje, ka bërë që BE të humbë arsyetimin, pse Kosova ka sanksione akoma në fuqi, duke ditur se serbët nuk kanë dashur të iu merret mandate kryetarëve aktual’’, potencon ai.

Njohësi i integrimeve evropiane, Doajet Imeri shton se Kosova ka humbur me vendosjen e masave nga BE-ja.

‘’Kosova ka humbur, sepse BE është invesitori më i madh përmes projekteve dhe sa më parë që këto masa të hiqën, aq më mirë në kuptimin edhe të zhvillimit dhe kuptimit se Kosova nuk do të duhej të ishte e sanksionuar’’, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat