Ramadani: Sot tek ne është festë ndërsa në shtetet e Evropës nuk e di që ka pushim për 9 maj

Aktuale

Ramadani: Sot tek ne është festë ndërsa në shtetet e Evropës nuk e di që ka pushim për 9 maj

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:29
Valon Ramadani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani e ka quajtur të pakuptimtë që 9 maji, Dita e Evropës të jetë ditë pushimi.

“Sot më 8 maj tek ne është festë ndërsa në shtetet e Evropës unë nuk di që ka ndonjë shtet që sot nuk punon për shkak të shënimit të kesaj dite,” ka thënë Ramadani.

Ramadani thotë që në ligj ka qenë e paraparë të ndryshohet sepse e quan absurde të mbahen festat që nuk qëllojnë në ditë pune.

“Është absurde kur të shtunën është festë e të hënën festohet në sektorin publik, por jo edhe privat për arsye se kjo është një pabarazi e radhës. Vitin e kaluar e patëm rastin vitin e kaluar kur ishte festë edhe të shtunën edhe të dielën, gjë që bëri të jetë pushim dita e hënë dhe e martë.”

Ramadani e quan pabarazi të punojë sektori privat e jo ai publik.

Ish-deputeti Veton Berisha, në anën tjetër thotë se si përfaqësues të komunitetit egjiptian e kanë me interes ta ndryshojnë këtë ligj, sepse mungon dita memoriale e komunitetit egjiptian, e sipas tij ky ligj ka disa të meta dhe është e pakuptimtë. Ditën e evropës që sot shënon “pushim” e quan të pakuptimtë.

“Në tri mandate sa kam qenë unë nga 2014-2021 në secilin mandate ne kemi ndërmarrë veprime procedurale për të ndryshuar këtë ligj,” tha Berisha.

E si përfaqësues të komunitetit egjiptian Berisha tha se “nuk kemi arritur ta fusim ditën e komunitetit egjiptian 24 qershor sepse është ligj me interest ë veçantë, lista serbe e ka kushtëzu sepse as ata nuk kanë ditët memoriale, as komuniteti serb nuk i ka ditët e shënuara me ligjin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat