“Me fitoren e VMRO DPMNE po rritet rrethimi armiqësor ndaj Kosovës”, Krasniqi paralajmëron destabilizim në Kosovë

Aktuale

“Me fitoren e VMRO DPMNE po rritet rrethimi armiqësor ndaj Kosovës”, Krasniqi paralajmëron destabilizim në Kosovë

Nga: H.O. Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:13
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi në një postim të tij në facebook ka thënë se po rritet rrethimi armiqësor ndaj Kosovës, sidomos tani me fitoren e VMRO DPMNE në Maqedoninë e Veriut.

Ai shkruan se nëse Kosova izolohet nga SHBA e BE, presioni ndaj saj do të rritet nga shtetet proserbe.  Andaj ai parashikon një destabilizim të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pas fitores abnormale të VMRO DPMNE në M. e Veriut, rrethimi armiqësor ndaj Kosovës po rritet, pasi edhe Mali i Zi qeveriset nga forca proserbe. Kosova vetë është në udhëkryq. Nëse vazhdon të izolohet nga B.E e SH.B.A, do të rritet edhe presioni i shteteve fqinje, që kanë qeveri proserbe. Nëse e forcon partneritetin me B.E e SH.B.A, presionet përballohen. E sigurt është se me këtë qeveri që kemi, partneriteti me SHBA e me BE-në nuk mund të forcohet. Pra, pritet të hyjmë në një fazë të re të izolimit e mbase edhe të destabilizimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat