Shala: Drafti për Asociacionin nuk është nonpaper, është draft i BE-së

Aktuale

Shala: Drafti për Asociacionin nuk është nonpaper, është draft i BE-së

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:23
Krenar Shala

Qeverisë së Kosovës i është vënë kusht të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit në këmbim të votës për antarësim në Këshillin e Evropës.

Komentartori politik Krenar Shala si rrallëherë ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se drafti për Asociacionin nuk është nonpaper por është draft i BE-së.

Shala ka thënë se është padrejtësi vënia e kushtit një javë para votimit për antarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës..

Shala ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili ka thënë se nuk ka dokument në lidhje me Asociacionin.

“E ka gabim Kurti, qysh nuk është dokument, atë e ka shkruar BE-ja”, ka thënë Shala.

Tutje ai ka thënë se kjo mund të jetë edhe një taktizim i Qeverisë.

“Mund të taktizojë Qeveria e Kosovës, e ka hapësirën me taktizu, me marr këtë dokument, ngase ky është dokument zyrtar i BE-së pamarrë parasysh se nuk e ka pranuar Kurti edhe me dërgua në Gjykatë Kushtetuese”, ëhstë shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat