Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest

Aktuale

Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:14
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest.

Kurti ndër të tjera, përmendi edhe hapjen e ekspozitës personale të Petrit Halilaj, ekspozitën “Abetare”, në New York, e në anën tjetër edhe pavijonin e Kosovës me Doruntina Kastratin që u shpërblye në një konkurrencë globale në Bienalen e Venedikut.

Ai tha se krijimtaria e artistëve tanë, është vlera e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët.

“Para 10 ditësh, Petrit Halilaj hapi ekspozitën personale “Abetare” në njërën ndër hapësirat më prestigjioze të artit në botë, tarraca e Muzeut Metropolitan në New York. Ndërkaq 10 ditë para Petritit, pavijoni i Kosovës me Doruntina Kastratin u shpërblye në një konkurrencë globale në Bienalen e Venedikut. Me 25 prill, në Prishtinë erdhi shfaqja bashkëprodhim e Teatrit tonë Kombëtar me katër teatro nga shtete evropiane, ndërkaq me 24 maj në Kanë të Francës, filmi “Rrugës” i Samir Karahodës, garon për çmim në kategorinë e filmave të shkurtër. E parmbrëmë, me rastin e 200 vjetorit të premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven, Kori Siparantum ka shënuar këtë datë duke performuar veprën së bashku me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Wiener Singakademie në Wiener Konzerthaus. Suksesi i artistëve tanë shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Arti dhe lidhja jonë me botën, krijimtaria e artistëve tanë, është vlera jonë e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët”, tha kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat