Kurti në Çabrat të Gjakovës: Sakrifica e burrave dhe grave gjendet në themelet e lirisë dhe pavarësisë

Aktuale

Kurti në Çabrat të Gjakovës: Sakrifica e burrave dhe grave gjendet në themelet e lirisë dhe pavarësisë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra, deputetë, zëvendësministra, asamblistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit në Gjakovë, me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, ka thënë se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjendet në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Vrasjet në numër të madh të burrave, grave, pleqve e fëmijëve, trupat e të cilëve gjenden këtu e në vende tjera, tregojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe tentativë për shfarosjen e popullit shqiptar, projekt ky i cili ka dështuar si rezultat i luftës sonë të shenjtë çlirimtare”, ka thënë kryeministri Kurti.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se sot 25 vite më vonë, shteti i Kosovës është në mënyrë të pa diskutueshme më i fortë, me ushtrinë e policinë e Kosovës të cilët “nuk do të lejojnë që kurrë të përsëritet diçka e ngjashme, pavarësisht se fqinji ynë verior vazhdon sulmet ndaj shtetit të pavarur të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat