Mimoza Kusari reagon pas aktgjykimit ndaj kërcënuesit të saj, ja çka publikon kundër gjyqtarit

Aktuale

Mimoza Kusari reagon pas aktgjykimit ndaj kërcënuesit të saj, ja çka publikon kundër gjyqtarit

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:23
Mimoza Kusari

Me gjobë 400 euro është dënuar të premten kërcënuesi i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Verdikti i Gjykatës e ka zhgënjyer tej mase deputeten e LVV-së.

Ajo e ka akuzuar gjyqtarin Driton Berisha për drejtësi selektive, ndërsa ka kujtuar se i njëjti gjykatës ka vendosur ndryshe në raste të kanosjeve të deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi live në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë, hedhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €”, tha Kusari-Lila të premten.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat