Kryeministri Kurti rrëfen takimin e veҫantë me 91 vjeҫarin, biznismenin shqiptar më të suksesshëm në SHBA

Aktuale

Kryeministri Kurti rrëfen takimin e veҫantë me 91 vjeҫarin, biznismenin shqiptar më të suksesshëm në SHBA

Nga: H.O. Më: 10 maj 2024 Në ora: 17:25
Pamje nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim, biznismenin më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ekrem Bardha.

Ekrem Bardha, 91 vjeҫari më prejardhje nga Kosova, është edhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Ai ka takuar kryeministrin Kurti, bashkë me vajzën e tij, Donikën.

Postimi i plotë:

Deri pasluftës kam menduar që Ekrem Bardha është me prejardhje nga Kosova. Angazhimi dhe kontributi i tij në mërgatë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës është shumë i madh. Javën e ardhshme ai bëhet 91 vjeçar, por nuk ndalet duke afirmuar e diskutuar për çështjen kombëtare.

I arratisur nga Kolonja e Shqipërisë në vitin 1953, Ekrem Bardha arriti të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Fillet e aktivitetit të tij politik e kanë një moment të posaçëm: njohjen me kongresistin e zonës së tij elektorale në Michigan, William S. Broomfield, që më pas shndërrohet në miqësi për tërë jetën. Gjatë veprimtarisë së tij, z. Bardha ka takuar shtatë presidentë të ShBA-ve, duke filluar me presidentin e 37-të, Richard Nixon, në vitin 1969.

Mbrëmë e mirëprita z. Bardha dhe vajzën e tij, Donikën, në zyrën time për një bashkëbisedim frymëzues gjatë një takimi të përzemërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat